Kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër të gjashtë drejtuar kryedemokratit Basha, këtë herë duke përcaktuar edhe një vijë të kuqe për pritjen për një përgjigje positive.
"E fundit për të tentuar dialogun është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 Qershorit".
Pasi deklaron se nuk ka shumë për të shtuar me këtë letër të gjashtë dhe numëron moment kyçe të përsëritura të historisë nga pikpamja e tij, kryeministri vijon me thelbin e pesë letrave të mëparshme.
"Unë ju ftoj përsëri që sa pa u djegur çdo afat kohor, të nisim Dialogun pa kushte dhe të fillojmë të shkruajmë bashkarisht, një faqe të re bashkëpunimi politik duke mos humbur më tej kohë, energji, mundësi zgjidhjeje, me këtë avaz të padobishëm për vendin, për njerëzit e për opozitën po se po!
Jini i sigurtë zoti Lulzim se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj edhe për të paktën dy vjet të tjera, kur i mbaron mandati i saj legjitim".
Përmes një kujtese të fundit, Rama deklaron se Shqipëria duhet të hapë negociatat për antarësim këtë vit dhe se kryedemorkati dhe forca e tij politike po bëjnë çmos që t’i pengojnë ato, diçka që për Ramën, qytetarët nuk do jua falin./ABC News Albania 24/7
Ещё видео!