Ekipi i kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalnyt, ka bërë thirrje për mbajtje të protestave masive në Rusi, javën e ardhshme, pasi mjekët kanë paralajmëruar se ai mund të humbë jetën brenda ditësh.
Protestat në mbështetje të Navalnyt pritet të mbahen disa orë pasi Putin të zhvillojë një konferencë para kombit, të mërkurën e javës së ardhshme.
“Është koha për të vepruar. Ne nuk jemi duke folur vetëm për lirinë e Navalnyt, por për jetën e tij”, ka thënë bashkëpunëtori i Navalnyt, Leonid Volkov.
Ai ka thënë se marshi i së mërkurës në orën 19:00 mund të jetë vendimtar në luftën kundër “djallit absolut”, apo edhe të jetë marshi i fundi i opozitës në vjetët në vijim.
“Thirrni të gjithë ata që njihni dhe dilni në sheshet kryesore”, ka thënë Volkov, teksa ka shtuar se protestat mund të jenë masive.
Prokurorët rusë i kanë kërkuar të premten gjykatës që ta shpallë lëvizjen e Navalnyt, dhe rrjetin e tij të zyrave rajonale, si organizata “terroriste”.
Përmes këtij hapi, lëvizja e Navalnyt mund të bëhet e jashtëligjshme në Rusi dhe mund të rezultojë me burgosje të anëtarëve apo edhe mbështetësve të tij.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Navalny#Russia#TopChannel
Ещё видео!