Dyndja e turistëve të huaj dhe e vëndase në jugun e Shqipërisë gjatë këtij sezoni veror, ka shtuar prezencën e policisë në të gjithë vijën bregdetare, marrë shkas kjo nga rastet e shtuara të shitjes së lëndëve narkotike nga të rinjtë e jo vetëm.
Një 27 vjecar u arrestua nga policia në Himarë, pasi u kap duke shpërndarë drogra të forta të ndara në doza, në lokale të ndryshme në vijën bredetare.
Panajot Dukoli u arrestua në vendin e quajtur “Potam 2”, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, atij iu gjet një sasi kokainë, e ndarë në 50 doza, një pjesë e të cilës e gatshme për shitje.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestrua lënda narkotike, bashkë me një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, si dhe dy celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë policia vijon kontrollet në të gjithë zonën me qëllim kapjen e personave të tjerë të cilët shesin lëndë narkotike gjatë sezonit veror.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Himarë#TopChannel
Ещё видео!