Sekretarja amerikane e thesarit Janet Yellen do të zhvillojë këtë javë një vizitë treditore në kryeqytetin Pekin të Kinës, duke u bërë e dyta zyrtare e lartë amerikane që shkon në atë vend gjatë javëve të fundit, në një kohë që dy ekonomitë më të mëdha të botës po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre.
Departamenti që drejtohet nga Yellen bëri të ditur se sekretarja e Thesarit do të shkojë në Pekin në datën 6 korrik, çka u konfirmua edhe nga ministria kineze e financave.
Sekretarja Yellen pritet të diskutojë rëndësinë që ka për të dy vendet menaxhimi me përgjegjësi marrëdhënieve mes tyre, kontaktet direkte për çështje ku si SHBA dhe Kina kanë shqetësime si dhe të punohet bashkarisht për të adresuar sfidat globale.
Në Pekin, Yellen do të takohet me zyrtarë të lartë kinezë si dhe përfaqësues të kompanive amerikane që veprojnë atje.
Muajin e shkuar sekretari amerikan i shtetit Antony Bliken u takua në Pekin me presidenin kinez Xi Xhinping diplomatin e lartë Wang Yi dhe ministrin e jashtëm Qin Gang .
Blinken ishte zyrtari më i lartë amerikan që vizitoi kryeqytetin kinez në pesë vitet e e fundit dhe arriti një marrëveshje me Xi për stabilizimin e lidhjeve dhe moskthimin e konkurrencës në konflikt.
Por Kina protestoi fuqishëm kur presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi presidentin kinez si diktator, megjithëse analistët u shprehën atëherë se komenti i Biden kishte pak gjasa të ndikonte në përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve.
Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Ato përfshijnë të gjitha grupmoshat. Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik.
Pamjet:AFP
Gazetare: Elda Pepa
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Radio Televizioni Shqiptar" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like RTSH on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow RTSH on Instagram HERE: [ Ссылка ]
#Lajme#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar
Ещё видео!