Lajme Arkiva - TV Klan 2003
Për opozitën zgjedhjet e zonës 52 në Elbasan, ende nuk kanë përfunduar. Kandidati i koalicionit Bashkimi për Fitore, në këtë zonë Fahri Balliu, ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim përsëritjen e procesit zgjedhor. Sipas zotit Balliu, këto zgjedhje u cenuan nga kandidatja socialiste në ditën e heshtjes elektorale.
Fahri Balliu:- “Neve kemi bërë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe rezultatit të datës 29 Dhjetor. Ne për herë të parë, si askush në raste të tjera, kemi paraqitur pranë kësaj gjykate, prova filmike dhe prova të dokumentuar, ku shihet shpërndarja e ndihmave të drejtuara nga njerëzit e kandidates socialiste”.
Zgjedhjet e zonës 52, u zhvilluan në dy raunde dhe fituese me gjithë pretendimet e opozitës për shkelje të kodit penal u shpall nga KQZ, kandidatja e PS Valentina Leskaj./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!