Hetuesit rusë po punojnë në vendin ku u regjistrua aksidenti ajror në të cilin 16 persona humbën jetën kur avioni L-410 që mbante 22 persona në bord, u rrëzua në rusinë qendrore. Hetuesit kanë nisur një hetim kriminal në lidhje me shkeljen e rregullave të sigurisë.
Avioni sipas informacioneve, mbante parashutistë. Gjashtë persona u shpëtuan ndërsa 16 u nxorrën prej mbetjeve të tij pa shenja jete – tha ministria e shëndetësisë. Imazhet e publikuara nga mediat vendase tregonin avionin e ndarë në gjysmë me pjesën e parme të dëmtuar rëndë. Gjashtë të mbijetuarit janë dërguar në spital dhe po kurohen atje. Zyrtarët thanë se pilotët kishin raportuar një defekt në motor dhe kishin kërkuar leje për një ulje emergjence, pak pas nisjes në fluturim. Avioni madje kishte tentuar të evitonte një zonë të banuar ndërsa po i afrohej uljes, por lartësia në të cilën ndodhej nuk e kishte lejuar. Avioni kishte goditur një makinë të parkuar me krah dhe ishte përmbysur.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Avioni#Rusi#TopChannel
Ещё видео!