Këmbimi i euros është në rënie të ndjeshme. Këtë fillim Prilli euro ka patur luhatje, duke arritur në vlerën më minimale për këtë vit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këtë të Mërkurë këmbehet me 102.51 lekë, ndërkohë që një vit më parë që nisi edhe rënia e euros, këmbehej me 112.63 lekë, duke pësuar një rënie me gati 10 pikë.
Edhe dollari amerikan ka pësuar ulje pasi sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari këmbehet me 95.19 lekë, ndërsa një vit më parë ishte mbi 104 lekë.
Për të stabilizuar këmbimin valutor në treg, Banka e Shqipërisë bën çdo vit blerje të valutës. Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 249 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Ndërkohë, përveç blerjeve të realizuara në ankandet e planifikuara, Banka e Shqipërisë vitin e kaluar ka kryer dy ndërhyrje në treg nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta, me qëllim për të parandaluar çrregullimet në kursin e këmbimit valutor, duke blerë pesë milionë euro në datë 9 qershor dhe 12.1 milionë euro më datë 20 korrik, ditë kur euro pati prekur nivelin minimal historik në kursin e këmbimit me Lekun, duke u këmbyer me 100 lekë.
Duke përfshirë edhe blerjet që patën qëllim të frenonin rënien e mëtejshme të kursit, Banka e Shqipërisë bleu rreth 270 milionë euro gjatë vitit 2023. Gjatë këtij vitit, Banka Qendrore në kalendarin e ankendave planifikon që të blej sasi më të madhe, vlera përllogaritet midis 250 dhe 330 milionë eurove.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!