Pasi Librazhdi u shpall "zonë e gjelbër" për shkak të rrezikur të pakët nga koronavirusi, jeta në këtë qytet duket më e gjallëruar. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja, në Bulevardin e qytetit ka më shumë lëvizje.
Kujtojmë se ministrja Ogerta Manastirliu tha dje se në këto zona do të nisë lehtësimi i masave dhe lëvizjes së qytetarëve, ku pensionistët do të lejohen të dalin çdo ditë deri në orën 08:00, ndërsa pas këtij orari do dalin të gjitha moshat e tjera, deri në 17:30.
Ещё видео!