Lajme Arkiva 2005
Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut nuk del e humbur edhe nëse qeveria e ardhshme drejtohet nga demokratët, në rast fitoreje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Nga qyteti i Gjirokastrës në udhëtimin Ditët e Shpresës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar partinë e Vangjel Dules për bashkëpunim.
Në një zonë ku ka minoritet grek, kryedemokrati Berisha vlerëson si të dobishëm pjesëmarrjen e PBDNJ-së në Qeveri dhe parlament në mënyrë që të mbrojë më mirë të drejtat e minoritetit. Sipas kreut të opozitës, minoriteti le të votojë për kë të dojë, por jo të përfaqësohet në Parlament me Partinë Socialiste.
Tashmë është bërë e qartë nga Komuniteti Europian se të drejtat e minoriteteve janë para të gjithë të drejtave të tjera të njeriut, është shprehur Berisha.
Sali Berisha: “Mund të gjykohet si një nga partitë tjera pse merr pjesë në qeveri. Normale, është parti e minoriteteve, është mirë të marrin pjesë në qeveri dhe është e këshillueshme të marrin pjesë në qeveri sepse ato në këtë mënyrë, edhe ne nesër fitojmë zgjedhjet pavarësisht se çfarë fushate do bëjmë, ne do i ftojmë në qeveri ata, sepse kështu është vetë në interesin e demokracisë. Është që aty ka, do të gjejnë respektin më të madh.”
Ndërsa në lidhje me gabimet e Partisë Demokratike gjatë kohës së qeverisjes së saj, Berisha tha se ato nuk do të përsëriten më. Nuk do të ketë më gjyqe ndaj medias, por vetëm përgënjeshtrim, u shpreh Berisha./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!