#oranews #kanabis #berat #puntore #hashash #gratepuntore #puntorekanabisi
Ndërsa qeveria ka paralajmëruar legalizimin, fermat e para të hashashit duket se janë në funksion. Disa dhjetra punëtore hashashi u kapën në një serë në Kutalli të Bashkisë Dimal duke përpunuar bimë narkotike. Edhe pse kanë kaluar disa orë nga aksioni, policia e shtetit zyrtarisht nuk ka dhënë asnjë informacion. Gratë u kapën duke u kujdesur dhe pastruar bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në sera në fshatin Dronovicë të bashkisë Dimal.
Disa dhjetra, banorë të zonës, por dhe të ardhura nga qytete të tjera ishin punësuar në fermën e drogës që nga të dhënat e para është e shtrirë në disa hektarë serë. Kur forcat e policisë së Shtetit ndërhynë i gjetën në proces pune. Numri i të ndaluarve nuk konfirmohet, por nga të dhënat flitet për disa dhjetra gra e burra.
Si rrallë herë, policisë iu desh të marrin autobus për të dërguar në komisariat punonjësit e hashashit të ndaluar.
Disa prej tyre kur mbërritën në drejtorinë e Policisë shfaqën shqetësimeve shëndetësore, ndaj aty u thirrën mjekë për ndihmë të shpejtë në rast nevojë.
Operacioni anti kanabis u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që zyrtarisht nuk ka bërë të ditur asnjë detaj, për numrin e të ndaluarve apo sasinë e kanabisit të sekuestruar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!