Të enjten presidenti I Turiqisë Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojë Shqipërinë ku dhe do të përurojë së bashku me kryeministrin Edi Rama Xhaminë e Namazgjasë. Përmes një njoftimi në Facebook, Komuniteti Mysilman I Shqipërisë tha se tashmë xhamia do të jetë një ënderr e bërë realitet. Sipas Top Channel në krye të xhamisë pritet të jetë një imam nga Truqia I quajtur Enes Bastur, që e ka shpërndarë lajmin e më pas e ka fshirë. Por edhe pse asgjë nuk është zyrtare, KMSH në njoftimin e shpërndarë pranon se xhamia më e madhe në vend do të administrohet nga një palë tjetër. Ndërkohë në ceremoni nuk do të jetë I ftuar kreu I KMSH, Bujar Spahiu. Komuniteti Myslima do të përfaqësohet nga myftiu I tiranës Gazment Teqja. “Presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë, gjithashtu, edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej”, thuhet në njoftimin e KMSH. Ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 10:00, Në vizitat e tij të mëparshme Erdogan ka thënë se Shqiëpria ende nuk ka bërë sa duhet për cështjen e organziatës Feto, lëvizjes së Fetullah Gulen që ankaraja e ka shpallur si terroriste në maj të vitit 2016 me pretendimin se u përpoq që të rrëzonte qeverinë turke. Gulen ka qenë aleat i presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deri në vitin 2013. Ndërtimi xhmisë së Namazgjasë nisi në vitin 2015 dhe themeli u vendos nga presidenti turk Erdogan. Punimet u tha se do të përfundonin për tre vjet, por u deshën rreth nëntë vjet.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#XhamiaNamazgjasë#KMSH
Ещё видео!