Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dallimi mes opozitës dhe mazhorancës është i dukshëm, jo vetëm në aspektin moral, por edhe tek kandidatët që secila palë ka zgjedhur të kandidojë më 14 maj. Për këtë ai iu referuar procesit të përzgjedhjes dhe miratimit të tyre.
“Krahasoni pak me kandidatët rivalë. Dolën mbrëmë pas orës 1 të natës nga shpella e rilindjes. Diku, diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar. Ky ishte procesi i emërimeve në partinë shtet, ky ishte procesi, ky është procesi më mafioz, më antidemokratik, më jotransparent në historinë e Shqipërisë”.
Nga Berati ku prezantoi Zija Ismailin si kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ai tha se emrat e përzgjedhur nga opozita janë kthyer në reze shprese për shqiptarët.
“Kandidatët e primareve, kandidatët e votës së lirë janë sot në këtë Shqipëri me të gjitha atë mirjadë problemesh, rreze shprese, burim drite, optimizmi, për qytetarët e këtij vendi”.
Para mbështetësve demokratë, Berisha premtoi se me zgjedhjen e Zija Ismailit si kryetar Bashkie Berat do të përfitojë dy projekte madhore.
“Ju garantoj se nesër në pushtet PD, do të realizojë projektet e Beratit, do të realizojë sistemin e Osumit. Inxhinier Ngjeçari më ka sjellë mua në zyrë dy projekte. Njëri i një arkitekti të madh italian dhe njëri i viteve ’90. Kryetari juaj i ardhshëm i bashkisë, do ti paraqesë të gjitha para jush, do të jeni ju se kë do të zgjidhni, qeveria do ti financojë ato. Berati do të ketë boshtin e vet dhe boshti i Beratit është boshti i jugut”.
Në fjalën e tij ai akuzoi qeverinë se me keqqeverisjen e saj po bën spastrimin më të madh etnik në historinë e Shqipërisë, duke detyruar shqiptarët të largohen dhe ta kërkojnë të ardhmen e tyre diku tjetër.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!