MOS U NXITO, MOS U GABO
Në tren përballë u njoha me një djalë,
Shkëmbyem çiltër unë me të disa fjalë,
Po kur u ndamë të dy në stacion,
Ai dorën mua fort seç ma shtrëngon
S'kaluan shumë, vetëm disa ditë,
S'kujtoj as emrin, i harrova dhe sytë,
Në rrugë befas djali më takon,
Si për çudi, më thotë se më dashuron
Ç'është kjo dashuri!
Mos u nxito, mos u gabo
Ti zemrën time mos e kërko
Mos u zemro, unë ty s'të mbaj mëri
Por do të flas përherë me çiltërsi
Kur njeh një vajzë, që ngrohtë ty të flet
Të buzëqesh, të respekton,
Nuk është e thënë se ajo të dashuron
Të lutem djalë, mos më keqkupto
S'jam mëndjelehtë, këtë ti mos e harro
Mirësjelljen ruaj unë me çdo njeri
Si djalë a vajzë, të rritur dhe fëmijë
Nëse diku të shoh unë përsëri,
Çdo iluzion nga mendja hiqe ti,
Sepse mirësjellja s'është dashuri,
Le ta mësojë, ai që nuk e di
Ai që nuk e di
Mos u nxito, mos u gabo
Ti zemrën time, mos e kërko.
Texti i kesaj kenge eshte shkeputur nga faqja www.anitabitri.com
Ещё видео!