Pas një ulje para pak javësh dhe një stabiliteti në tregun e hidrokarbureve, nafta dhe benzina prej 2 ditësh kanë pësuar sërish një rritje me 5 deri në 6 lekë për litër në tregun me pakicë.
Prej dy ditësh, çmimi i naftës dhe i benzinës me pakicë është rritur me 5 deri në 6 lekë për litër. Nga 172 lekë për litër që shitej mesatarisht nafta, tani atë e gjen me 177 lekë. Ndërkohë çmimi i benzinës ka shkuar në 178 lekë për një litër. Gjithsesi, çmimet vendase kanë qenë shumë të larta, jo vetëm krahasuar me vendet fqinjë, por edhe me vende me nivel shumë herë më të lartë jetese se Shqipëria.
Shumica e vendeve të rajonit e kanë më të lirë karburantin. Në Mal të Zi është 1.25 euro, në Maqedoninë e Veriut 0.99 euro, në Bosnje 1.18, në Bullgari 1.17 euro, Rumani 1.19 euro. Ky është një pasqyrim i rritjes graduale të çmimit të hidrokarbureve në të gjitha tregjet botërore që nga fillimi i vitit. Tanimë nafta bruto amerikane shitet rreth 60 dollarë për fuçi, ndërkohë që në Janar të këtij viti kishte arritur të zbriste edhe më poshtë se niveli 45 dollarë./abcnews.al
Ещё видео!