Drejtori i Qendrës së Bashkuar Operacionale, kolonel Ilir Xhebexhia në një prononcim për Report Tv u shpreh se nga moti i keq është bllokuar aksi Peshkopi-Lurë, probleme ka edhe në Kalanë e Dodës dhe Stëblevë, ndërsa situata në zonat e tjera është në kontroll.
“Ka pasur reshje dëbore në disa qarqe të vendit. Në Pukë po punojnë të gjithë firmat, probleme ka në Iballë, është dërguar një borëpastruese. Në Kukës dëbora deri në 10 cm, por nuk paraqiten probleme, të gjitha rrugët janë të hapura. Në Dibër në zonat rurale trashësia deri në 30 cm, rrugët janë të hapura. Pasdite ka pasur reshje në Pogradec dhe Korçë, por akset janë të hapura. Shtabi eshë në ndjekje të situatës për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Për momentin vetëm në Peshkopi, aksi drejt Lurës është i bllokuar. Ka probleme edhe në Kalanë e Dodës dhe Stëblevë, por po punohet me intensitet për hapjen e rrugëve. Priten reshje me intensitet të ulët në Peshkopi dhe Kukës, nga mesi i natës, reshjet do të jenë me intensitet të ulët. Në ditët në vijim do të ketë dëborë edhe në zonat fushore” deklaroi ai.
Ещё видео!