Dy nxënës të ndryshëm, e njëjta shkollë, dy rezultate të ndryshme. Në vitet kur shkolla Harry Fultz thotë se ka zbatuar një praktikë përjashtuese për nxënësit ekselentë, që në vend të diplomës pajiseshin me vërtetim e lista notash për të vijuar më pas studimet jashtë vendit është shkolluar edhe Gerti Bogdani.
Sipas jetëshkrimit që ka dorëzuar në Kuvend, Gerti Bogdani ka përfunduar shkollimin në Harry Fultz në vitet 1995 deri në 2000, pra ciklin e plotë 5-vjeçar në degën e elektronikës.
Edhe ai, ashtu sic thotë Belind Këlliçi ka vijuar arsimin e lartë jashtë vendit. Por, ndryshe nga kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Tiranës, Gerti Bogdani ka dorëzuar diplomën e Harry Fultz kur ka aplikuar në universitet.
Këlliçi nga ana tjetër nuk e ka një diplomë të shkollës së mesme, ndërsa thotë se për t’u pranuar në universitetin amerikan në 2005-n u është nënshtruar disa provimeve atje, por pa marrë diplomë gjimnazi në fund.
Ironikisht, ndonëse dy breza të ndryshëm te Harry Fultz, rrugët e Bogdanit dhe Këlliçit u bashkuan në Partinë Demokratike dhe u ndanë gjatë procesit të primareve të organizuara nga Rithemelimi, kur të dy ishin në garë, ku Belind Këlliçi u zgjodh me tërheqjen e rivalit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bogdani#HarryFultz
Ещё видео!