Kur ka kaluar më shumë se 1 vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 3 të tjerëve në Elbasan, rruga 5 Maj në këtë qytet u kthye sërish të martën në një skenë krimi.
Për të paktën 1 orë, grupi hetimit rrethoi të gjithë perimetrin ku ndodhi ngjarja dhe u gjetën provat duke rindërtuar skenën e vrasjes në bazë të dëshmive që ka administruar. Ndërkohë për pak javë mbaron edhe afati i zgjatjes së hetimeve që u bë në muaji Prill.
Burime bëjnë me dije se prokuroria ka rindërtuar skenën e krimit, me qëllim që të ketë një panoramë më të qartë të asaj që ndodhi disa ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Mes personave që kanë rrëfyer në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policja që mbeti e plagosur.
Për ngjarjen vijon të jetë në burg si autor i dyshuar ish-efektivi i RENEA-s, Arben Paplekaj, i cili është personi që qëlloi në drejtim të Xhuvanit.
Në konfliktin i cili nisi pas dyshimeve se një person po shpërndante lekë për vota, mbetën të plagosur edhe Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe policja Xhensila Sota.
Tv Klan
#pjerinxhuvani #prokuroria
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!