Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Sondazhet e institucioneve të specializuara bëjnë të ditur se 30 mijë të droguar janë vetëm në Tiranë. 80% e tyre janë të rinj nga mosha 15-25 vjeç. Ky takim i senateve të shkollave, Drejtorisë Arsimore dhe Prefektit të Tiranës, është faza e dytë e një nisme për të përballuar këtë dukuri.
Prefekti i Tiranës Taulant Dedja u kërkoi anëtarëve të senateve që përgatisin një projekt dhe më pas të gjithë të punojnë për të siguruar paratë për ta financuar atë. Në këtë tryezë u hodh edhe ideja e mbylljes paraditë të diskove që konsiderohen si vende të mundshme për marrjen e lëndëve narkotike.
Gjithashtu u kërkua që nëpër shkollat e kryeqytetit, të ketë punonjës social. Nga ana tjetër nxënësit vërejtën se nëpër shkollat sportive, kjo dukuri nuk ekziston fare. Duke ditur se sporti është mjeti më i mirë për largimin e stresit dhe veseve, senatorët e shkollave kërkuan që krijohen terrene sportive dhe mjedise të favorshme që të rinjtë të merren me sport./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!