Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes ku një motor ka përplasur një 60-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Karabunarë-Stan.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit, ai i motorit dhe ai i biçikletës. Ky i fundit është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ai quhet Tahir Uka, 60 vjeç dhe është transportuar në spitalin e Lushnjes me urgjencë. Ndërsa drejtuesi i motorit quhet Aurel Gorovelli, 35 vjeç. Shkak i aksidentit ka qenë prerja e rrugës nga biçikleta ndaj motorit.
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ещё видео!