Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin në spitalin në Gaza me mbi 500 viktima, teksa e cilëson një goditje të tmerrshme në themelet e njerëzimit.
Rama thekson se Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike është në anën e Izraelit në konfliktin e tmerrshëm me mijëra të vdekur, duke shtuar se bota demokratike duhet të jetë po ashtu garante e të vërtetës për viktimat e spitalit të bombarduar në Gaza.
Kryeministri shton se sipas ligjeve ndërkombëtare, po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e lëvizshme të kujdesit mjekësor nuk preken. Për kryeministrin nuk ka asnjë justifikim, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve dhe ekipeve mjekësore.
“Deklarata e kryeministrit Netaniahu se kjo masakër u krye nga vetë Hamasi është drithëruese, por nuk mjafton për ta ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese. Prandaj të gjitha faktet e mundshme duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit”, shkruan Rama më tej.
Rama e mbyll reagimin e tij duke kërkuar dhe njëherë hetimin e së vërtetës dhe dënimin e autorëve, duke thënë se kjo është përgjegjësi e padiskutueshme dhe detyrim i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzimit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Reagimi#Rama
Ещё видео!