Rusia kreu një seri të re sulmesh me dronë në qytetet ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, por shumica e tyre u zmbrapsën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha të mërkurën ushtria e këtij vendi. Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se shkatërroi 21 nga 26 dronët Shahed-136/131 - të prodhuar nga Irani. Dronët u nisën nga rajoni rus, Brijansk, dhe nga bregu lindor i Detit Azov, tha Komanda Ajrore. Një alarm katërorësh për sulme ajrore u shpall në Kiev dhe në disa rajone të tjera. Administrata ushtarake e kryeqytetit tha se të gjithë dronët që kishin në shënjestër Kievin, u rrëzuan, por nuk e specifikoi numrin e tyre. Në Dnipro, një dron goditi ndërtesën e administratës së qytetit, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Serhiy Lysak, përmes një deklarate në Telegram. “Një zjarr ka shpërthyer, por ai tashmë është shuar. Nuk ka banorë të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë ende në vend të ngjarjes”, tha ai. Shpërthime u raportuan edhe në Çerkasi, Dnipropetrovsk dhe Zaporizhja. Në rajonin e Donjeckut, forcat ruse, të kryesuara nga mercenarët e grupit Ëagner, vazhduan sulmet në qytetin e Bahmutit, i cili mbetet pika më e nxehtë e luftimeve tash e sa muaj.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Russia#TopChannel
Ещё видео!