Lajme Arkiva 2002
Sot në tregjet ndërkombëtare valutore Dollari amerikan arriti të dalë nga nivelet e ulëta të disa muajve të shënuara dje kundrejt monedhave kryesore. Duke marrë zemër nga fitorja e Republikanëve në Kongresin Amerikan. Edhe pse për momentin kjo fitore duket të ketë pak ndikim në monedhën amerikane.
Sot Dollari arriti të vlerësoj gati gjysmë Cent ndaj monedhës amerikane Euro që zbriti poshtë nivelit të paritetit duke u tregtuar në orët evropiane në nivelet 1 Euro e barabartë me 0.995 Dollarë. Këto janë të dhënat që vijnë nga Banka Italo-Shqiptare.
Specialistë të saj pohojnë se sot vëmendja e tregjeve ndërkombëtare financiare është përqendruar në nivelet e rezervës federale amerikane mbi normat e interesit që mendohet se do të ndërmarrin vendimin që kërkojnë tregjet financiare.
Lëvizjet në tregun tonë të brendshëm valutor vazhdojnë të reflektojnë lëvizjet në tregjet e huaja por sot dollari ka arritur të vlerësohet disi ndaj monedhës sonë e cila nga ana tjetër ka fituar pikë ndaj monedhës së përbashkët.
Në Bankën Italo-Shqiptare u ble me 136.0 Lekë dhe u shit me 139.2 Lekë, ndërsa 1 Euro u ble 135.3 Lekë dhe u shit me 138.4 Lekë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!