Kushtetuesja nuk ka kompetence vlerësimin e vlefshmërisë së tyre
Sipas draft-opinionit që Venecia ka përgatitur në përgjigje të tre pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve lokale te 30 Qershorit 2019 thuhet se kjo gjykate nuk ka në kompetencë që të bëjë vlerësimin e vlefshmërisë së tyre.
Në opinionin paraprak të ekspertëve të Venecias thuhet se bojkoti i partive politike siç ndodhi me PD dhe LSI nuk përbën arsye ligjore që të vihet ne pikëpyetje periodiciteti i zgjedhjeve që sipas kushtetutës mbahen çdo 4 vjet. Sa i përket shqetësimit se cili parim do të prevalonte mbi tjetrin ai i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik komisioni i Venecias thotë se këto dy parime nuk kanë gjasa të konfliktohen në vetvete njëra me tjetrën, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash.
Venecia thotë se Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019 për në Shtator nga Meta si antikushtetuese dhe nuk e këshillon Gjykatën Kushtetuese t’i përsërisë ato në tërësi para afatit kushtetues që përkon me Qershorin e vitit 2023.
Në fund Komisioni i Venecia ka edhe një mesazh për palët politike dhe institucionet shtetërore për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore.
Kjo sipas Venecias nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera.
Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte esenciale, por jo ekskluzive, për zgjedhjet demokratike", nënvizon 'Venecia'. Opinioni i Komisionit të Venecias iu kërkua nga Gjykata Kushtetuese pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi qe kërkon pavlefshmërësinë e zgjedhjeve lokale, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, ndërsa opozita i bojkotoi ato dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë.
Ky ankimin në Kushtetuese u propozua edhe nga SHBA, në raportin e paraqitur një ditë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Teksa e quajti të rregullt procesin zgjedhor, SHBA theksoi qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!