Zonja Albana solli katër receta festive plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin Bakllava e shpejtë me kadaif e arra dhe 3 ide antipastash dhe salcash për tryezën festive: Salca Liptao / Salcë humus me qiqra / Salcë me speca dhe arra.
Inspektorja Meri Mezini hedh në letër historitë njerëzore që e kanë emocionuar dhe frymëzuar brenda mureve të burgjeve. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Meri Mezini na rrëfen dashurinë për profesionin e saj si inspektore policie, një profesion që e sjell dhe si autore. Mbresa, kujtime, dilema, ankthe, momente prekëse, çaste reflektimi, histori mes mureve të heshtura të burgjeve... "Lotët dhe Dashuria në Sportelet e Burgut" është një libër që sjell rrugëtimin e familjeve drejt burgut, ku ndodhen të afërmit e tyre. Si dëshmitare e drejtpërdrejtë, - shprehet Mezini, kam ndjekur peripecitë e këtyre familjarëve, duke parë lotët dhe dhimbjet e tyre me sytë e mi. Pranë këtyre njerëzve të privuar nga liria nuk qëndron vetëm familja. Jemi edhe ne stafi policor, shëndetësor dhe ai edukativ. Kujdesemi me përkushtim për shëndetin dhe sigurinë e tyre, pa i paragjykuar për arsyet që i kanë çuar pas kangjellave. Familja është streha që nuk të braktis kurrë. Ata qajnë dhe derdhin lot, por dashuria e tyre është forca më e madhe për ata që janë brenda. Mos ia ktheni shpinën njerëzve tuaj që vuajnë pas hekurave.
Ashtu siç i kushtojmë rëndësi shëndetit e formës fizike, në të njëjtën mënyrë duhet të përkujdesemi dhe për lëkurën si dhe për flokët, të cilët janë shumë të rëndësishëm sidomos për femrat, jo më kot thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” Niki me Stelën realizojnë ‘keratinën natyrale’ një maskë për forcimin e flokëve, për parandalimin e rënies dhe për flokë të gjatë gjithë shkëlqim e butësi. Gjithashtu vajzat sjellin një nga maskat më të mira dhe më praktike për lëkurën e fytyrës me vetëm dy përbërës që të gjithë i kanë në kuzhinën e tyre si dhe një ide interesante si të realizojmë një buzëkuq natyral me panxhar dhe dyll.
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ] dhe [ Ссылка ]
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: [ Ссылка ]
Follow Report Tv on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Shqiptarja.com on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Report Tv on Instagram: [ Ссылка ]
Follow Shqiptarja.com on Instagram: [ Ссылка ]
Follow Report Tv on Twitter: [ Ссылка ]
Follow Shqiptarja.com on TikTok: [ Ссылка ]
#rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme
Ещё видео!