Parcelat me drogë në vendin tonë, e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më të kanabizuar të Ballkan. Raporti më i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, paraqet një panoramë të zymtë për Shqipërinë. Studimi përfshin katër vjeçarin, duke filluar nga viti 2016 deri në 2020, në bazë të së cilit, Shqipëria renditet e shtata në botë, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Lista kryesohet Maroku, për t’u ndjekur nga Afganistani, Spanja, Holanda, Pakistani, Libani dhe Shqipëria. Këto shtete janë cilësuar si pikat më të nxehta të botës, të cilat janë shndërruar në vendet e origjinës së lëndëve narkotike në botë.
Sipas të dhënave, rruga kryesore në botë për trafikimin e heroinës dhe morfinës ndjek itinerarin nga Afganistani përmes Iranit në Turqi dhe më pas përmes Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanik dërgohet drejt Evropës Perëndimore dhe Qëndrore.
Ky raport vjen në një moment kur qeveria po përgatit draftin për legalizimin e kanabisit mjekësor, një nismë që ka zgjuar reagimin e menjëhershëm opozitar, të cilët e shohin legalizimin e kanabizit, si një projekt politik dhe ekonomik për të ligjëruar aktivitetin e jashtëligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Raporti#Droga#TopChannel
Ещё видео!