[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Autoritetet doganore kane krijuar lehtesi per te mos vonuar produktet ushqimore dhe paisjet mjekesore ne kufi. Drejtori i pergjishem i doganave thote se mjetet qe transportojne keto mallra shmangin radhen duke perdorur ate qe njihet si korridori i gjelber.Që nga koha kur u shfaq pandemia, administratat doganore të vendeve të CEFTAS kanë krijuar ato që quhen korridoret e gjelbra, ku kamionët që kanë mallra ushqimore dhe medikamente nuk presin në radhe në pikat e kalimit kufitar. Kreu i doganave shqiptare Gjon Bardhi, në një deklaratë për shtyp thotë se janë disa pika doganore, ku tregtia për këto mallra ka procedura të lehtësuara. Palët e CEFTA kanë përcaktuar pikat “të gjelbra” prioritare të kalimit kufitar, të cilat për Republikën e Shqipërisë janë degët doganore Durrës, Morinë, Shkodër (Hani i Hotit), Qafë Thanë dhe Kakavijë. Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengesë deri tani në të gjitha Degët Doganore. Konkretisht produktet, që kalojnë pa pengesa janë ato ushqimore, medikamentet, dezinfektantët, maskat, dorezat dhe çdo pajisje tjetër mjekësore. Të gjitha autoritet doganore ku do të kalojnë maunet njoftohen paraprakisht nëpërmjet sistemit, dukë I kanalizuar ato me njëherë në korridorin e gjelbër.Mjetet që transportojnë këto mallra, janë të autorizuara të anashkalojnë çdo radhë të mundshme në hyrje/dalje nga territoret e palëve të CEFTA, si dhe do të kenë përparësi në kryerjen e të gjitha procedurave, përfshirë kontrollet doganore dhe ato të autoriteteve të tjera që operojnë në kufi. Autoritetet doganore të palëve të CEFTA, njoftohen paraprakisht mbi mbërritjen e këtyre mallrave të nevojës parësore, nëpërmjet sistemit elektronik të shkëmbimit të të dhënave SEED. Ky informacion u përcillet në kohë reale, të gjitha autoriteteve të tjera, sipas pikave të kontaktit të përcaktuara paraprakisht prej tyre. Administrata doganore thotë se është në funksion të operatorëve ekonominë 24 orë në ditë. Por sipas të dhënave nga bizneset e import/eksporteve, pavarësisht kësaj marrëveshje me vendet e rajonit, jo të gjitha respektojnë procedurat lehtësuese, duke shkaktuara vonesa në pikat kufitare.
Ещё видео!