Policia italiane ka lokalizuar në Milano dhe ka vënë në pranga 3 shqiptarë që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotikëve.
Të arrestuarit janë Emirjan Beu, 32 vjeç, Syrjan Tola, 43 vjeç dhe Dorian Beu, 44 vjeç.
Shtetasit shqiptarë u kapën si pasojë e megaoperacionit policor të koduar “Highëay”, i iniciuar nga Policia italiane, në kuadër të një hetimi i nisur në vitin 2017.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të sekuestrojë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Durrës, të këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre. Këto pasuri, të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 3 shqiptarëve të vënë në pranga.
Pasuritë e sekuestruara janë 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sekuestrimi#Durres
Ещё видео!