[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
57 mije banore të Dibrës po votojnë këtë të diel per te zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë. Ne shumicën e qendrave, procesi i votimit nisi qe ne orën 7 te mëngjesit. Ne një prej tyre ka patur vonesa per shkak te mungesës se komisionereve. Ne Maqellarë votimi ka nisur ne orën 9 per te njëjtën arsye. Ne qarkun Dibër votohet gjithsej ne 118 qendra dhe gara politike zhvillohet mes dy kandidatëve Sherefedin Shehu dhe Muharem Rama. Por ndërsa votimi vijon pa incidente serioze, partitë kane ngritur pretendime per ndikim te zgjedhësve. Partia Demokratike ne nje deklarate thekson se vartësi i kreut te tatimeve ne Dibër është kapur mbrëmjen e te shtunës, duke shpërndare leke, me qellim blerje votash. PD ndërkohe ka kallëzuar penalisht kreun e tatimeve, Dionis Ymerin. Kandidati i Aleancës per Shqipërinë Evropiane, Muharrem Rama i cili mbështetet nga 4 parti, ka votuar qe ne mëngjes. Ai apeloi qe procesi te jete i qete dhe pa incidente. Ndërsa kandidati i djathte Sheferedin Shehu nuk do te votoje, duke u shprehur se sot është radha e dibraneve te votojnë per te. Por burime nga KZAZ thonë se emri i zotit Shehu nuk gjendet ne listat e zgjedhësve. Këto zgjedhje të parakohshme për Dibrën mbahen, pasi kryebashkiaku i mëparshëm, Shukri Xhelili, u shkarkua pas skandalit seksual me një vartëse.
Ещё видео!