Si të ishte një qytetare e zakonshme serbe, Kryeministrja Ana Brnabiç e kaloi të hënën kufirin e Kosovës me targën e makinës zyrtare të mbuluar, sic përcaktohet nga marrëveshja dy palëshe në Bruksel. Bërnabiq u fut në Kosovë paraditen e së hënës, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës
Kjo është vizita e saj e parë si kryeministre në Kosovë, dhe vjen mes shume kritikave nga opozita në Beograd se ka braktisur serbët e Veriut.
Kjo është edhe arsyeja kryesore pse kryeminitrja u prit me flamuj serbë. Serbë të shumtë u mblodhën në veri të vendit për ta pritur kryeministren Bërnabic me mbanin pankarta të shumta. ë prej tyre ishte “Mirë se vini në tokën e shenjtë serbe”.
Ana Bërnabic tha se ka ardhur në Kosovë për të sjell mesazhe paqeje, por gjatë fjalimit të saj, të hënën në Mitrovicën e Veriut, megjithatë provokoi dhe akuzoi e Qeverinë e Kosovës. Madje edhe kërcënoi.
“Populli serb (në Kosovë v.j.) duhet ta dijë se askush, askush nuk guxon ta rrezikojë”, tha ajo të hënën, në vizitën e parë në Kosovë.
Duke folur Qendra Multimediale në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarë të komunave veriore, tha se “Kosova provokoi Beogradit më 31 korrik me reciprocitetin në letërnjoftime.
“Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi, stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiq, që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë”, tha kryeministraj.
.Vizita është përqëndruar në komunat me shumicë serbe, në veri të vendit.
Ndër të tjera, ajo i bëri dhe një ftesë Kosovës për t’iu bashkuar nismës “Ballkani i Hapur” e iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bërnabic#Mitrovicë#TopChannel
Ещё видео!