TIRANE - Edhe mëngjesi i kësaj të mërkure, ashtu siç ka ndodhur në katër të mërkurat e fundit ka nisur me një tjetër takim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, njëherësh aleati i tij në qeverisje si kreu i partisë së koalicionit, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vetem nje ore pas bisedes koke me koke Rama-Meta, takimit i eshte bashkuar edhe ministri i Brendshem Saimir Tahiri.
Në fokus të takimit, i cili mbahet një ditë para seancës parlamentare, mendohet se është situata e fundit politike në vend, ku demokratët kërkojnë dorëheqjen e kryeparlamentarit pas akuzave të Doshit se Meta ka urdhëruar vrasjen e tij gjashtë muaj më parë.
Nesër Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë rreth orës 11.00 dhe sipas skenarit të zbardhur nga A1 Report, mendohet që protestuesit të bllokojnë hyrjen e Kuvendit ndërsa deputetët e opozitës në sallën e parlamentit do të këmbëngulin për dorëheqjen e Metës. Sipas këtij skenari Kuvendi do të bllokohet derisa të dorëhiqet Meta.
Ещё видео!