Akuzat e ngritura nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në adresë të opozitës për bllokim të reformës në Drejtësi sollën tension gjatë seancës plenare.
Saimir Tahiri Ministër i Brendshëm
“Këtu në këtë sallë ka ca njerëz që janë të gatshëm të bëjnë zhurmë në parlament. Mjafton të kenë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Ka ca njerëz që përfaqësojnë të djeshmen. Kjo maxhorancë do ta bëjë reformën në drejtësi, ju të tjerët suksese në jetë!”
Pas qetësimit të situatës, ish-kryeministri Sali Berisha, akuzoi Ministrin e Brendshëm dhe kreun e qeverisë për lidhje me krimin.
Sali Berisha -“Është shtyllë kryesore e krimit në vend. A është bandit një ministër që shkojnë në e filmojnë në hotele dhe motele dhe zhduk gjurmët, që mban skaf trafiku. Këta nuk janë gjë tjetër, vetëm organizata kriminale e kësaj bandokracie. Edi Rama ka komunikim konkret me banditet ka të regjistruara.
Ish-kryeministri Berisha tha se e vetmja zgjidhje përballë kapjes së shtetit nga krimi janë protestat e qytetarëve deri në rrëzimin e qeverisë. Tv Klan
Ещё видео!