#tvora #rtvoranews
Një banesë është përfshirë nga flakët në orën 4:30 të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Kuqar të bashkisë Patos.
Për pasojë është djegur depoja ku mbahesin sende pune shtëpiake dhe një makinë.
''Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjarr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij'', thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se banesa ishte e shtetasit Irfan Rrapaj dhe jetonte me bashkëshorten e tij. Kunata e tij Mjaftime Rrapaj ka thënë se ishin në gjumë në momentin që ra zjarri dhe se kanë dalë nga banesa në momentin kur shpërtheu makina. Dëmet janë të konsiderueshme.
''Bëri zhurmë makina që plasi. Fëmijët Irfani i ka në kurbet. Ishim në banesë në gjumë. Kur pamë flakët dolë. Nuk jap dot shpjegim si ka ndodhur zjarri'', tha ajo.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!