Rusia thotë se ka rimarrë kontrollin në dhjetë vendbanime në rajonin e Kurskut, nga 100 vendbanimet e pushtuara më herët nga Ukraina, pas nisjes së ofensivës së saj në tokën ruse që prej 6 gushtit.
Ministria ruse e Mbrojtjes doli me një njoftim të enjten, pas raportimit të lajmit se kishte nisur kundërofensivën në këtë rajon.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenksi konfirmoi deklaratën e Moskës, por tha se gjithçka në këtë front të ri lufte te hapur në tokën ruse po shkon sipas planit ushtarak të Ukrainës.
Një prej vendbanimeve të rimarra nga Moska është një fshat dhjetë kilometra në kufi mes Rusisë dhe Ukrainës, por 30 kilometra në perëndim të Sudzhas, qytezës që Kievi e kontrollon prej mesit të muajit gusht.
DeepState, një organizatë që ka monitoruar luftën që nga fillimi i saj dhe ka raportuar mbi lëvizjet e trupave në front përgjithësisht me saktësi, thotë se situate në krahun perëndimor të ofensivës së Ukrainës në Kursk është duke u përkeqësuar me shpejtësi.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusi#Ukrainë
Ещё видео!