#lajmiifundit #perputhen #asociacion #kosova #serbia #petkovic #be #shba
Kryenegociatori i Serbisë në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka bërë një pretendim të çuditshëm mbi atë se pse s’po përparon procesi i lehtësuar nga Brukseli.
Ai thotë se fajtor për këtë është “stili negociator” i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Duke komentuar intervistën e sotme të Bislimit dhënë për gazetën serbe “Danas”, Petkoviq tha se Bislimi dha deklarata “të rrejshme” aty.
“Është negociatori kryesor për Prishtinën, Besnik Bislimi, në pritje të raundit të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë një sërë të pavërtetave më të rënda, të cilat janë stili i tij negociues dhe një nga arsyet pse procesi i normalizimit të marrëdhënieve po ngec apo po ka regres vazhdimisht”, ishte pretendimi i Petkoviqit.
Ai vazhdoi propagandën se institucionet e Kosovës kanë për qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova. Këtu ai komentoi deklaratat e Bislimit se Beogradi po pengon integrimin e serbëve në Kosovë.
“Bislimi flet për dëshirën e Prishtinës për t’i ‘integruar’ serbët në Kosovë, por në fakt e vetmja gjë që ata duan është që t’i marrin pronat e serbëve dhe Serbisë dhe pas dëbimit të popullit serb, të integrojnë territorin serb të zbrazur dhe të pastër etnikisht”
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Ещё видео!