Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë vendimin të japë dorëheqjen nga posti i kreu të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, në prani të Kolegjit të Kryetarëve dhe të Kryesisë së PD-së, Basha tha se ka vendosur të bëjë një hap pas duke u dorëhequr për të hapur partinë. Në një mbledhje të zhvilluar para kamerave, Basha bëri me dije se pavarësisht përpjekjeve të tij, Partia Demokratike nuk është ringritur dhe për këtë arsye ka vendosur të dorëhiqet.
----------------------------------------------
Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
YouTube: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Dosja.al është një iniciativë gazetarësh të rinj dhe njerëzish të lirë, që nuk ndikohet nga interesa politike apo biznesi. Informimi i paanshëm, qëndrimi i pavarur dhe etika profesionale janë parimet tona. Ka media të majta, të djathta, ka media në shërbim të partive apo biznesit, por ka edhe të pavarura, që kanë zgjedhur rrugën më të vështirë, por më të ndershme dhe më të sigurtë për të qenë të besueshëm. Dosja.al do të jetë gjithmonë e pavarur, e vërtetë, në krah të interesit publik.
#dosjaal #lulzimbasha #dorhiqetbasha
“Dosja.al, me ritmin e ngjarjes”
Ещё видео!