Mizoritë në Ukrainë, nuk kanë fund. Trupat e nëntë civilëve, disa prej të cilëve me shenja të qarta torture, u gjetën në qytetin Borodyanka, në afërsi të Kievit. "Këta njerëz u vranë nga pushtuesit dhe disa tregojnë shenja torture. Dua të theksoj se këta njerëz ishin civilë. Ushtria ruse me vetëdije qëlloi civilë që nuk bënë asnjë rezistencë", tha kreu rajonal i policisë, Andriy Niebytov.
Tërheqja e forcave ruse nga qytetet dhe fshatrat përreth Kievit ka nxjerrë në pah tmerret e luftës të përjetuara nga civilët, duke filluar me zbulimet në Buça, që kanë bërë që zyrtarët ukrainas të akuzojnë Rusinë për gjenocid. Niebytov tha se policia kishte zbuluar dy varre edhe në Borodianka. Në njërin prej tyre ishin vendosur tre persona, - duke përfshirë një vajzë 15 vjeçe – që të gjithë banorë të zonës.
Pas vizitës së tij atje, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se duhet të ketë drejtësi për të gjitha mizoritë që supozohet se janë kryer nga forcat ruse. “Sikurse në Buça dhe në shumë qytete të tjera në Ukrainë. Historia nuk do të harrojë krimet e luftës të kryera këtu. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi”, ishte mesazhi i tij. Rusia sakaq, vazhdon të hasë një rezistencë të fortë në Mariupol. Marrja e qytetit port po kthehet në një përpjekje turpëruese për Moskën, e cila pavarësisht bombardimeve të egra dhe fushatës intensive ushtarale atje, nuk ka mundur ta vënë Mariupolin nën kontrollin e saj.
Së fundi, aleati i Vladimir Putini, kreu i Republikës ruse të Cecenisë, Ramzan Kadyrov, u zotua se forcat ruse do të kapin bastionin e fundit kryesor të rezistencës në qytetin e rrethuar pasi Ukraina propozoi bisedime për evakuimin e trupave dhe civilëve atje. "Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të Federatës Ruse," tha ai duke iu referuar fabrikës së celikut, ku lufton brigade Azov e njësi marinsash ukrainas, e ku janë strehuar edhe qindra civilë. Por presidenti rus Vladimir Putin e anulloi sulmin ndaj Azovstal në Mariupol.
“Mësymja e propozuar të zonës industrial është e panevosjme, të urdhëroj ta anulosh", it ha ai ministrit te mbrojtjes, Shoigu. "Bllokojeni këtë zonë industriale në mënyrë që të mos mund të shpëtojë as një mizë," tha Putin, duke shtuar se do të ishte "jopraktike" të sulmohej e gjithë uzina. Mariupol do të ishte qyteti më i madh që do të pushtohej nga Rusia që kur ajo pushtoi Ukrainën tetë javë më parë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Russia#Ukraine#TopChannelNews
Ещё видео!