#reporttv #MarselaKarapanço #Frontline
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm! Frontline në Report Tv ka publikuar dy video të tjera ekskluzive dëshmi që provojnë dhunën ndaj 41 vjeçares së vetëvrarë Bedrie Loka nga bashkëshorti i saj Xhemal Loka. Të dyja janë të realizuara nga djali i të ndjerës i cili ia dërgonte motrës së tij për t’i treguar tmerrin që po përjetone e ëma e ndjerë.
Një video selfie e realizuar nga djali i vogël ka dokumentuar episodin e radhës me kërcënimet që Xhemal Loka bënte ndaj të ndjerës. Në të dëgjohet debati i ashpër mes Xhemal Lokës dhe Bedries të cilën e paralajmëron “se do të bëjë ndonjë të pabërë”.
Ещё видео!