Një ekip i përbërë nga njerëzit që kanë në dorë vendimmarrjen për sanksionet në Uashingtoni do të zbarkojë në Ballkan për të adresuar korrupsionin. Pas shqetësimit të ngritur nga dy diplomatet amerikane në Shkup dhe Tiranë për aktorë te korrptuar që minojnë demokracinë; drejt Ballkanit do të udhëtojnë i dërguari special i SHBA-ve, Gabriel Escobar dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit.
Ambasadorja amerikane në Shkup Angela Angeler njoftoi në Tëitter vizitën e zyrtarëve të lartë nga Uashigtoni kur tha se gjyqësori është gangrena kryesore e Maqedonisë së Veriut dhe nevojiten më shumë hetime dhe ndjekje penale, për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.
Axhenda e Gabriel Escobar përfshin takime me lidershipin politik të Shkupit, me në fokus luftën kundër korrupsionit dhe minimit të demokracisë në rajon.
Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi gjithashtu qëndrimin e prerë të SHBA-ve për të luftuar korrupsionin e për të vënë para përgjegjësisë aktorët e korruptuar, duke shtuar se korrupsioni po minon themelet e sigurisë kombëtare, po kufizon dhe deformon investimet dhe po minon demokracinë në vend.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ashpërsuar ndëshkimet në Ballkan. Sanksionet amerikane kanë përfshirë dy ish-kryeministra, Sali Berishën në Shqipëri dhe Nikola Gruevskin në Maqedoninë e Veriut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Lufta#Antikorrupsion
Ещё видео!