- - -
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.
Web: [ Ссылка ]
App: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takime me demokratët e Qarkut të Beratit, deklaroi se “më 25 prill, pavarësisht të gjithë makinacioneve dolëm më të fortë, më të mëdhenj, më të bashkuar dhe padiskutim për këtë merita i takon në radhë të parë mbi të gjitha demokratëve”.
“Pra, edhe në këtë moment nuk duhet të harrojmë se ajo që na mbledh këtu është të qenit njerëz me përgjegjësi politike. Dhe si njerëz me përgjegjësi politike, duke përfaqësuar Partinë Demokratike, të vetmen forcë në Shqipëri dhe në Ballkan që i ka mbijetuar sfidave dhe vështirësive të 30 viteve dhe të fatit, jemi mbledhur këtu përsëri të vetëdijshëm se jemi të vetmit që kemi fuqinë, përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën tonë për ndryshim. Tani e vërteta është që nuk e kemi bërë këtë punë për Bashën, apo jo? As për Tomorin, as për Kasemin, as për kandidatët e tjerë. S’e kemi bërë për veten tonë. Shqiptarët na ndoqën sepse e besuan që ne po e bënim këtë për ta, këtë betejë po e bënim për ta, të vetëdijshëm që ne ishim e vetmja fuqi që mund t’i kundërviheshim regjimit. Dhe shqiptarët kam bindjen e thellë do të vazhdojnë të na ndjekin nëse japim garanci që betejën do ta vazhdojmë për ta. Por barra e përgjegjësisë padiskutim historike, bie mbi ne. Prandaj jo vetëm u jam përjetësisht mirënjohës për këtë sakrificë të çdo demokrateje dhe çdo demokrati të Beratit, të Skraparit, Poliçanit, të Kuçovës, të Urës Vajgurore dhe të gjithë Shqipërisë, por po kështu ju siguroj që asnjë pikë djersë dhe mundi nuk mund dhe nuk do të shkojë kot nga ky vetëmohim dhe nga kjo sakrificë”, tha Basha.
Ещё видео!