[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ministria e Bujqësisë u ka kërkuar fermerëve te Qarkut të Korçës të heqin dorë nga kultivimi i mollëve tradicionale të zonës për të kultivuar mollë të tjera. Ministri Edmond Panariti tha se duhet te kultivohen varietete qe kërkohen ne tregun evropian. Shkëlqim Mullalli në fshatin Zemblak ka një nga fidanishtet më të mëdha të mollëve ne te gjithë Qarkun e Korçës. Ai arrin të prodhoj ne vit 100 mijë fidanë të llojeve të ndryshe të mollëve në një sipërfaqe prej 5 ha, një pjese e mire e te cilëve janë te kultivarëve qe kërkon Ministria e Bujqësisë. Por problemi qëndron se ata nuk janë të regjistruar ne katalogun kombëtar, gjë e cila ka penguar shitjen e tyre. Ne kushte te tilla, ministri Panariti është gjendur i pa përgatitur, por ka siguruar kultivuesin se regjistrimi do të realizohet shume shpejte.
Ещё видео!