Një shpërthim tjetër me eksploziv është regjistruar rreth orës 03:00 në një ofiçinë në fshatin Kamberas në Fushë Krujë. Ofiçina është në pronësi të B.D. 36-vjec, ndërsa ndodhet në aksin Fushë Krujë-Krujë. Shpërthimi lëndës plasëse e cila mendohet se ka qenë rreth 200 gr tritol ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Dëmtime ka pasur çatia e ofiçinës, vetratat e dyerve e dritareve si dhe çatia e katit të dytë të një objekti ngjitur edhe ai në pronësi të B.D eksplozivi është hedhur mbi çatinë e ofiçinës.
Nuk dihen shkaqet apo arsyet e këtij akti pasi pronarët e ofiçinës njihen në komunitet si njerëz pa probleme. Ky është shpërthimi i dytë brenda një harku kohor prej 24 orësh në Fushë Krujë, pasi dje u vendos eksploziv në një mobilieri. Shpërthimet në Fushë Krujë janë bërë dicka e zakonshme, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e ngjarjeve janë zbardhur.
Ещё видео!