Mes Prishtinës dhe Beogradit mund të ketë brenda një viti një marrëveshje përfundimtare për normalizimin një herë e mirë të marrëdhënieve mes tyre. Kjo arrihet nëse palët pranojnë një propozim që Brukseli u ka dërguar orët e fundit qeverive të dy vendeve, siç konfirmoi nga samiti i Tiranës edhe kreu i diplomacisë europiane Zhozep Borrell.
Josep Borrell: Me mbështetjen e fuqishme edhe të Gjermanisë dhe Francës, varianti i fundit i tekstit iu dergua dje Beogradit dhe sot Prishtinës. Tani ata duhet të shtrohen në diskutime serioze pasi kjo është një mundësi e madhe.
Edhe pse nuk japin shumë detaje, burime diplomatike në Bruksel thonë për agjencinë e lajmeve Reuters se fjala është për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes tyre, por jo për njohje të plotë. Por pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve, tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit u shfaqën qartë edhe në samitin e Tiranës. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cilësoi Vuçiçin si vazhdimësi të mëndësisë së vjetër serbe.
Vjosa Osmani: Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlejë. Ky është mesazhi i qartë që BE duhet t’i dërgojë Ballkanit Perëndimor. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër që ka ekzistuar në Serbi në vitet 90. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, po shtrin dorën për dialog, edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç edhe pse kujtoi se cënimin e integritetit territorial të Serbisë në të kaluarën, garantoi garantoi rrugën europiane.
Aleksandër Vuçiç: Kemi një situatë ndryshe sa i takon integriteti territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrë të tmershme në në vitin 1999 dhe 2008. Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të shkruar.
Bashkimi Europian ka shtuar kohët e fundit presionin ndaj beogradit që ti bashkohet sanskioneve ndaj Rusisë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!