Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvërnec ku një vajzë 10 vjeçe është mbytur në plazhin e Portonovës, duke rritur kështu bilancin tragjik të të mbyturve në plazhet tona.
Mësohet se e mitura me inicialet A.H, së bashku me motrën esaj kishin shkuar në plazh të shoqëruar nga mamaja e tyre.
Dy vajzat ishin futur për tu larë në det mbi një dyshek uji, ndërsa i ka marrë rryma, në ndihmë të tyre ka shkuar e ëma me inicialet V.H, e cila gjithashtu është marë nga rryma duke mos mundur ti shpëtojë të dyja të miturat, por vetëm njërën prej tyre.
E ëma së bashku me vajzën tjetër, morën ndihmën e parë në spitalin rajonal të Vlorës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ещё видео!