#oranews #shengjin #lezhe
Në bregdetin e Shëngjinit është përkujtuar 107-vjetori i një prej tragjedive më të mëdha të Malit të Zi. 400 emigrantë malazez që po vinin nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar në vendin e tyre në kohën e luftërave ballkanike u mbytën pak para se të zbrisnin në bregun e Shëngjinit, pasi anija hasi në një minë. Përfaqësues të institucioneve dhe familjarë bënë thirrje për ngritjen e një memoriali.
400 emigrantë malazez në kontinentin Amerikan, humbën jetën më 6 janar të vitit 1916, pasi anija që po udhëtonin ndeshi në një minë nën ujore dhe u fundos në afërsi të portit të Shëngjinit.
Në përkujtim të kësaj tragjedie, 107 vite më vonë në Shëngjin u organizua një veprimtari përkujtimore, ku të pranishëm ishin autoritete malazeze e shqiptare, si dhe pasardhës të viktimave.
Ata hodhën kurora me lule në det, duke sjellë në kujtesë atë ngjarje, e cila konsiderohet si më tragjiket në historinë e shtetit malazez.
Marinko Çullafiq, përfaqësues i komunitetit malazez në Republikën e Shqipërisë: Ata emigrantë malazezë që humbën jetën në këtë tragjedi, janë një shembull frymëzimi për ne dhe brezat që do të vijnë, sepse sakrifikuan gjithçka dhe lanë pas familjet, punën dhe të ardhmen e tyre në Amerikë për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut të tyre, Malit të Zi, pavarësia e të cilit rrezikohej nga fuqitë armike gjatë luftërave ballkanike.
Emigrantët që u mbytën në det 3 milje larg Shëngjinit po vinin nga Amerika për të luftuar në Mal të Zi, ndërsa nga kjo ngjarje asnjëri prej tyre nuk arriti të shpëtonte.
Në 107-vjetorin e kësaj tragjedie u përsërit nevoja për ngritjen e një memoriali në përkujtim të viktimave.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!