#oranews #lajme #lajmeshqip #lajmedite #kqz #shtepiaelirise #saliberisha #nardndoka
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, por ka përjashtuar "Komisionin e Rithemelimit", të Sali Berishës. Pjesë e këtij koalicioni do të jetë Lëvizja Socialsite për Integrim si parti udhëheqëse dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.
Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ i cili ka kërkuar mos regjistrimin e koalicionit duke sjell për këtë dy argumentet.
"LSI është regjistruar si subjekt zgjedhor me vendimin nr 34 në datë 2 shkurt 2022, pra është regjistruar 2 ditë pasi kishte paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor me dy subjekte të tjera. Nga ana e PD-së nuk ka pasur dhe nuk do ketë asnjë lloj kërkese për të qenë pjesëmarrës, drejtues politik, apo udhëheqës në një koalicion zgjedhor cilido qoftë ai," tha Logu.
Por kryetari i KQZ-së Ilirian Celibashi, tha se kërkesa për tu regjistruar si koalicion është legjitime, por ai tha se nuk mund të pranohen elementët që lidhen me Partinë Demokratike. Celibashi: Legjitimiteti i kërkesës i parë në raport me afatin, ne këtë kërkesë po e shqyrtojmë sot. Në momentin që jemi duke e shqyrtuar LSI figuron të jetë e regjistruar si subjekt zgjedhor. Pretendimi i përfaqësuesit të PD nuk ishte alogjik, pro nuk ka bazë ligjore. Jemi duke shqyrtuar një kërkesë nga LSI të interesit të tyre për të pasur një koalicion zgjedhor në këto zgjedhje.
Ndaj vlerësoj që kërkesa e subjektit të LSI e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion një subjekt zgjedhor, në vlerësim tim ka legjitimitetin e plotë. Vlerësoj se nuk qëndron kërkesa e arsyetuar nga ana e përfaqësuesit të PD-së për ta kthyer për plotësim pasi do të ishim në këtë situatë nëse do të kishim mungesë të dokumentacionit. Ne i kemi të gjithë elementet të cilët duhet të mbështesin një kërkesë për tu regjistruar, kemi dhe diçka më shumë të cilën ne vlerësojmë që është e panevojshme dhe jo në përputhje me parashikimet e ligjit. Kërkesa në përbërje të saj reflekton konfliktualitet me interesat e ligjshme të një partie tjetër apo të një subjekti tjetër zgjedhor.
Duket se këtë situatë e kishte parashikuar "Komisioni i Rithemelimit", pasi ne koalicion futi edhe PDK-në e Nard ndokës, për faktin se kodi zgjedhor kërkon që një koalicion quhet i tille vetëm në qoftë se përbehet nga të paktën 2 parti. Kandidatët e dalë nga primaret e "Komisionit të Rithemelimit" pritet të regjistrohen nën këtë emër koalicioni. Ajo çfarë pritet me interes është edhe logoja nën të cilën do të regjistrohet ky koalicion, do të pranohet logoja e re apo do te jete logo e LSI-së.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!