Siguria për pushuesit vijon të jetë problem edhe këtë sezon turistik në plazhet e Shëngjinit dhe Talës në Lezhë. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Policisë Vendore Ferdinand Mara, sipas të cilit disa prej subjekteve që shfrytëzojnë plazhet nuk i kanë plotësuar elementet e sigurisë të përcaktuara me ligj.
"Të gjithë subjektet që kanë një plazh të caktuar duhet të plotësojnë kushtet mbi rrethimin e detit, vendosjen e kullave, vendosjen e personave të posaçëm, por edhe masave të tjera që duhen brënda sezonit turistik", shprehet Ferdinand Deda.
Nën Kryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi ka paralajmeruar sanksione ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në kontraten që kanë lidhur me bashkinë.
"Duhet të kemi parasysh se vija bregdetare është shumë e gjatë duhet të mbulohet me më tepër kulla. Ne jemi në diskutim me operatorët dhe duhet t’i vendosin kullat dhe njerëzit e posaçëm brenda kësaj të mërkure", thotë Enver Hafizi.
Kjo problematike u diskutua gjatë takimit të organizuar nga prefekti me aktoret lokal për mbarvajtjen e sezonit turistik. Ndërkohë që nga nisja e sezonit e deri më tani kanë në plazhet e Lezhës kanë humbur jeten dy pushues.
m.v./Shqiptarja.com
Ещё видео!