Ramazan Mataj u vra me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër. 33 vjecari u qëllua me armë brenda automjetit të tij në fshatin Dragoç të Postribës, ndërsa autori nuk është identifikuar ende nga policia e Shkodrës.
Pamjet tregojnë automjetin e viktimës që është qëlluar pikërisht në këtë rrugicë, teksa kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët konstatuan se i riu ishte vrarë me armë.
Policia u njoftua nga këta të fundit, ndërsa shkuan në vendin e ngjarjes dhe rrethuan zonën me perimetër sigurie. Nuk ka informacione momentalisht se sa persona kanë marrë pjesë në këtë vrasje dhe as nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Grupi i hetimit pritet të zbulojë nëse viktima ka patur konflikte kohët e fundit, nëse shkak i kësaj vrasje ka qenë një konflikt I mbarur nga kohë më parë, apo nëse kemi të bëjme me një tjetër natyrë krimi.
Shkodra tregoi edhe njëherë që mbetet qytet problematik sa i përket ngjarjeve kriminale.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ngjarja#Shkoder
Ещё видео!