Organizatori i sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, Milan Radojçiç është liruar nga masa e ndalimit.
Gjykata e Lartë në Beograd pas marrjes në pyetje vlerësoi se i njëjti nuk paraqet rrezik për largim nga vendi dhe rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Beogradit për masën e paraburgimit.
Gjykata i caktoi masën e sigurisë së paraqitjes në stacionin e policisë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji, i mori pasaportën dhe i ndaloi hyrjen në Kosovë.
Kjo manovër e Serbisë, në Kosovë shihet si fshehje e terroristëve që sulmuan Policinë e Kosovës e vranë rreshterin Afrim Bunjakun.
Vënia përpara drejtësisë për Milan Radojçiçin duke se do të jetë e lehtë në Beograd meqë mbi të rëndojnë veprat penale për posedim, blerje e trafikimin i armëve pa leje dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.
Ndërkohë, Kosova nuk do të mund ta ekstradojë atë për veprën penale të terrorizimit për çka edhe po hetohet fillimisht.
Gjithë çka mund të bëjnë institucionet e drejtësisë në Kosovë është ta gjykojnë Milan Radojçiç dhe grupin terrorist në mungesë.
Më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist me në krye Milan Radojçiç.
Që atëherë nga hetimet doli se grupi kishte për qëllim që përmes 37 pikave të sulmit të krijonte një korridor në thellësi të komunës duke mundësuar futjen e më shumë armatimi dhe trupave. Policia e Kosovës këtë plan e sheh si plan të aneksimit të veriut të vendit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#MilanRadojçiç#Serbia#TopChannelNews
![](https://s2.save4k.org/pic/ZhIpDiz20-o/maxresdefault.jpg)