Profesorë, inxhinierë, sizmologë dhe konstruktorë kanë kërkuar ngritjen e një organi shtetëror, i cili do të ketë si funksion vendosjen e parametrave dhe studimit të dëmtimeve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Në një konferencë kombëtare, shoqata e inxhinierëve kërkoi që Autoriteti Teknik i Rindërtimit të jetë në organikën e Ministrisë së Rindërtimit dhe në varësi të Kryeministrit, ndërsa përbërja e tij të jetë me profesionistët më të mirë të fushës.
Shoqata kërkoi po ashtu edhe unifikimin e formularit të inspektimit të dëmeve, i cili sipas tyre duhet të përmbajë patjetër kategorizimin e banesave të dëmtuara, mënyrën e ndërhyrjes dhe të riparimit të tyre.
Ata thanë se kjo barrë nuk duhet t’i lihet tërësisht Institutit të Ndërtimit, i cili nuk ka kapacitete të plota.
Kërkesën ekspertët e fushës së ndërtimit dhe sizmologjisë ia kanë dërguar edhe Kryeministrit Edi Rama, ku theksojnë edhe nevojën e modifikimit të hartës së rrezikut sizmik dhe direktivave të ndërtimit.
Tv Klan
Ещё видео!