Socialistët kanë propozuar ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave.
Projektligji që mban firmën e Petro Koçit dhe Ismet Beqirajt, parashikon ndryshime në nenin 11 të ligjit për akademinë e shkencave. Socialistët propozojnë që ndryshimi i këtij neni të sigurojë që kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate radhazi.
Skënder Gjinushi u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave në vitin 2019 dhe këtë vit i përfundon mandate. Ndryshimet në ligj do t’i siguronin atij rikandidimin për këtë post.
Ndërkohë, ndaj Gjinushit ka një padi në Gjykatën Kushtetuese të dorëzuar nga Partia Demokratike në dhjetor. Sipas padisë, zgjedhja e Gjinushit në vitin 2019-të është antikushtetuese, pasi ai mbante postin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate.
Sipas deputetes Ina Zhupa, në atë kohë Skënder Gjinushi ka qenë kryetar i Partisë Social-Demokrate, dhe nuk mund të zgjidhej kryetar Akademisë së Shkencave, duke mos qenë anëtar i përhershëm
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ASH#TopChannel
Ещё видео!